Rregullat për dyqanet e veshjeve, klienti nuk duhet t'i provojë rrobat, maskat e dorezat të detyrueshme

28 Prill 2020, 17:30

Tashmë që dyqanet janë të hapura brenda fashës orare deri në 17:30, bizneset janë të detyruara të respektojnë protokollin e sigurisë të vendosur nga qeveria në kuadër të masave higjeno-sanitare për covid-19.  Në kuadër të këtij protokolli në dyqanet e rrobave duhet që punonjësit të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse si dhe të jenë të pajisur me maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.