'Rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor'/ Rama: Nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t'u ndryshojnë faqen qendrave shëndetësore

12 Shkurt 2019, 09:53

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte duke publikuar një video në të cilën tregohen pamje nga qëndra të ndryshme shëndetësore të cilat janë transformuar.

Teksa bën një premtim për të gjithë shqiptarët, përmes një postimi në rrjetin social kryeministri Rama shprehet brenda këtij mandati 300 kantiereve të do t'u ndryshohet faqja nga Veriu në Jug duke i transformauar ato nga rrënoja për dinjitetin njerëzor në një pikë shërbimi normal.

"Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t'u ndryshojnë faqen brenda këtij mandati qendrave shëndetësore të Shqipërisë, duke i transformuar nga rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor, në pika shërbimi normal për qytetarët e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama .

Si pjesë e programit  për të krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor, qeveria prej disa kohësh ka nisur një nismë, në kuadër të programit për rehabilitimin dhe ristrokturimin e 300 qëndrave shëndetësore.

    No videos found.