Rrënojat antike në Belsh, pas kronikës së Report TV arkeologjia nis ekspeditën

13 Qershor 2020, 17:15

Pas filmimeve të shfaqura për herë të parë nga Report Tv të qytetërimit antik në Belsh, nis ekspedita nga instituti arkeologjisë. Tre arkeolog kanë zbarkuar në terren për të duke nisur identifikim e këtij vendbanimi të paregjistruar më herët.

Report Tv ndoqi nga pranë arkeologet në terren të cilët thonë se: “Është një objekt i periudhës romake, termë e periudhës romake ose thënë thjeshtë një banjë e kësaj periudhe. Ajo që nuk dimë për momentin është se nuk dimë në funksion të kujt ka qenë, është një stacion rrugor, është pjesë e një qyteti të periudhës romake apo është e një vile të periudhës romake. Ajo që do të pasojë këtë moment të parë që ka të bëjë me verifikimin në  terren që po bëjnë specialistët e institutit të trashëgimisë kulturore është që do të ketë një vendimmarrje për këtë monument, kuptohet do të pasohet më pas nga gërmimi arkeologjik, nga studimi dhe më pas nga konservimi. Qëllimi është që ti shtohet jo vetëm zonës së Belshit por edhe fondit të trashëgimisë kulturore një monument siç është dhe një termë e periudhës romake”, u shpreh arkeologu, Mariglen Meshini.