Rrëqethëse/ E goditur nga pandemia e koronavirus, Italia e bashkuar këndon nën heshtjen surreale të Napolit, himnin e shpresës (VIDEO)

14 Mars 2020, 11:37

Me 1,266 të vdekur, 250 prej të cilëve të regjistruar vetëm në 24 orët e fundit, dhe 17,660 të infektuar,  Italia vijon të jetë një nga vendet më të prekura nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Të ndodhur përballë një situate të tillë tepër të vëshirë, shumë shtetas Italian të ngujuar në shtëpitë e tyre si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë krijuar atë që tashmë cilësohet si një himn për të rikthyer buzëqeshjen, mbajtjen gjallë të pozitivitetit, por edhe për të ruajtur në një farë mënyre shpirtin “luftarak” dhe dhënë vetes kurajo se: “do t’ia dalim…”.