Rrëshkitje dherash në aksin Gramsh-Bersnik, bllokohet qarkullimi në njërin krah të rrugës

9 Janar 2021, 10:55

Aksi rrugor Gramsh-Bersnik është bllokuar nga njëri krah i rrugës për shkak të rrëshkitjes së gurëve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku si pasojë e rrëshkitjeve të gurëve mjetet qarkullojnë vetëm në njërin krah.

Ky është një aksi i rëndësishëm rrugor pasi shërben si ndërlidhës i tri komunave, Kodovjat, Kukur dhe Lenie.

Siç duket në pamje veç banorëve ndodhet policia por asnjë mjet pastrues i bashkisë.