Rrëshqet autobusi dhe kamioni, dhjetëra qytetarë bllokohen në Qafë-Thanë për më shumë se 1 orë, rradhë e gjatë automjetesh

14 Shkurt 2021, 16:23

Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës si pasojë e situatës së krijuar për shkak të dëborës.

Reshqitja e një autobusi dhe një kamioni për shkak të ngricës ka sjellë trafik ne këtë zonë dhe prej më shumë se një ore asnjë makina nuk mundet të lëvizë.

Trafiku i krijuar ka bërë që për borëpastruesen të jetë e pamundur për të ndërhyrë në këtë zonë problematike.