Rrëshqitje dherash, bllokohet rruga Këlcyrë -Tepelenë

22 Dhjetor 2019, 14:09

Probleme nga moti i keq ka pasur në disa zona edhe në Gjirokastër. Në Labovë të Madhe dhe në Qestorat ka rrëshqitje dherash dhe si pasojë rruga është bllokuar. Si rezultat i erës së fortë dhe reshjeve të shiut në Grykën e Këlcyrës janë rrezuar disa pisha të cilat kane bllokuar rrugën automobilistike Këlcyrë -Tepelenë.