Rrëshqitje dherash nga reshje, bllokime rrugësh në Krujë, Kukës, Berat, Elbasan, Diber

11 Janar 2021, 12:53 | Përditesimi: 11 Janar 2021, 19:36

Reshjet e dendura të shirave kanë bërë që të kenë rrëshqitje dherash dhe masive gurësh, duke bërë që një sërë rrugësh të bllokohen në vend.

Ka pasur problematikë në segmentin e  rrugës Qafa e buallit-Peshkopi.  segment i rrugës Arbrit rruga kalohet me vështirësi nga prurjet e ujit që shkarkojnë nga malet drejt në asfalt, asnjë ndërhyrje nga autoriteti rrugor i rrugëve. Ndërkohë vazhdon të jetë e bllokuar rruga që lidh Bulqizën e vjetër me atë të renë.

Ka pasur rrëshqitje intertesh dhe gurë në hyrje të Librazhdit, gjë që ka sjellë bllokim të rrugës Elbasan-Librazhd.  Reshjet e shiut dhe dëborës kanë krijuar problematika të ndryshme në Kukës-Shishtavec.

Ndërkohë që situata e reshjeve në Berat ka sjellë problematikë në aksin rrugor Berat-Çorovodë ku ka rrëshqitje të gurëve dhe dherave nga mali.

 

b.ha./Shqiptarja.com