Gati 120 nxënës nga Njësia Administrative Cepo në Bashkinë e Gjirokastrës të cilët frekuentojnë Shkollën e Mesme të Bashkuar "Bilal Golemi" pranë Urës së Kardhiqit çdo ditë ndihen të rrezikuar.
Ata të detyruar kalojnë përmes rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë pasi në të mungon mbikalimi.