Rreth 30 000 viktima në Europë. 950 të vdekur në 24 orët e fundit në Spanjë

2 Prill 2020, 14:05

Në Europë numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në rreth 30 mijë, megjithatë shumë vende po bëjnë përpjekje për të planifikuar daljen graduale nga situata e emergjencës shëndetësore. Gjithsesi qeveritë e kontinentit të vjetër bien të gjitha dakord se fjalën e fundit do ta thonë ekipet e ekspertëve të shëndetit.

Spanja ka regjistruar një tjetër shifër të zezë për sot ku ka deklaruar 950 viktima në 24 orët e fundit. Një rritje me afër 100 viktimash nga dita në ditë për Spanjën pasi dje kishte 864 të vdekur nga koronavirus.

Po ashtu numri total ka shkuar në 10 mijë nga 9 mijë që shënonte dje teksa numri i të infektuarve ka kapur 110 mijën po aq sa Italia, dhe pse kjo e fundit nuk ka përditësuar ende të dhënat e sotme. Sa i përket rasteve të reja Spanja ka shënuar 8 mijë vetëm në 24 orët e fundit