Rrethohet Kapitoli në Uashington, një person përplas me makinë dy efektivë, tenton të çajë barrikadën! Humb jetën një nga policët, tjetri në gjendje të rëndë

3 Prill 2021, 17:18

Ndërtesa e Kapitolit të SH.B.A.-së është rrethuar pasi një automjet u përplas në barrierat e sigurisë. Policia e Kapitolit tha se një person me makinë ka përplasur dy policë dhe ka tentuar të çajë barrikadën e vendosur në “Constitution Avenue”.Për shkak të plagëve të marra një nga policët humbi jetën në spital, ndërsa efektivi tjetër është në gjendje të rëndë.