Rrezikuan mbytjen, shpëtohen tre peshkatarë në Vlorë

9 Mars 2020, 19:43

Policia thotë se pas njoftimit të marrë rreth orës 14:30, se në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur "Shën Vasil", 3 peshkatarë po rrezikoheshin të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf, menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë.