Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor/ Meta: Deputetët votuan bllokimin e integrimit! Prej 20 muajsh kemi parlament monopartiak, më 25 prill ftoj popullin për referendum

30 Tetor 2020, 15:08

Rrëzimin e dekretit për ndryshimet në Kod Zgjedhor, presidenti Ilir Meta e quan një hap drejt bllokimit të integrimit. I pranishëm në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, të quajtur “Nisma kombëtare për Referendum”, Meta tha se Kushtetuta e Shqipërisë duhet të ndryshojë për të mos lejuar më parlamentin të ndryshojë atë, pa miratimin popullor përmes një referendumi.