Rrëzimi i dekretit të Metës për dividentin, Spaho- Vasili kërkesë Kuvendit: U shkel rregullorja

24 Dhjetor 2018, 13:53

Opozita parlamentare PD dhe LSI, kërkojnë rishqyrtimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për dividentin. Kryetarët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, i kanë dërguar sot një letër Këshillit për Rregulloren dhe Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në letrën e PD-LSI, thuhet se mazhoranca ka shkelur rregulloren në seancën e 20 dhjetorit, pasi brenda 12 orësh dekreti erdhi në Kuvend, dhe më pas u mblodh në shkelje të rregullores Këshilli i Ekonomisë, që rrëzoi dekretin.

Opozita kërkon që të evidentohet shkelja e rregullores, të anulohet vendimi i Komisionit të Ekonomisë, dhe të rishqyrtohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për dividentin.