Rrëzimi i helikopterit në Korçë, ja me çfarë u largua nusja pas incidentit

5 Gusht 2018, 15:10

Gani Haxhiaj dhe Dritjola Karadaku vendosnin sot kurorë në qytetin e Korçës. Për ta bërë ditën më të bukur dhëndri kishte menduar udhëtimin me helikopter.

Por për fat të keq, helikopteri ku udhëtonte edhe vetë dhëndri Haxhiaj, me pilot Altin Lamën, pësoi defekt në ajër dhe bëri ulje urgjente pranë Unazës së qytetit, në një bllok pallatesh. 

Pas këtij incidenti, Haxhiaj e ka marrë nusen me një "Audi Q7", siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv.