Rrëzohen dy rrapë shekullor, dëmtohen 3 makina të parkuara dhe bllokohet rruga nacionale Fier-Vlorë

18 Tetor 2020, 08:37 | Përditesimi i fundit: 2020-10-18 14:59:32

Dy rrapë shekullor janë rrëzuar përtokë në qytetin e Fierit. Si pasojë janë dëmtuar disa makina që kanë qenë të parkuara poshtë tyre.   Sipas informacioneve, rruga nacionale Fier-Vlorë është bllokuar, ndërkohë që 3 makina që kanë qenë poshtë rrapit, janë dëmtuar. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mendohet se janë dy rrapët që jaë rrëzur pasi ka rënë i pari, ka rënë edhe tjetri, duke krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve. Shirat e shumta që kanë rënë kohët e fundit në vendin tonë kanë bërë që pemët të humbin forcën e tyre duke rënë përtokë. Po ashtu edhe 5 rrapë të tjerë rrezikojnë që të bien përtokë. Këto rrapë i ka në juridiksion Monumenti i Kulturës në Fier.