Një avion ushtarak me rreth 200 persona në bord është rrëzuar sot në Algjeri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se rrëzimi i avionit mund të ketë rezultuar tragjik për të gjithë personat në bord, por nuk dihet ende një numër i saktë i viktimave.
14 ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj tragjedie. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin ushtarak Boufarik, në një bazë të forcave ajrore pranë kryeqytet të Algjerisë.
