Rrëzohet nga shkallët e pallatit, gjen vdekjen 50- vjeçari në Tiranë

6 Janar 2019, 19:43

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Sipas informacioneve zyrtare nga policia 50-vjeçari me inicialet S. K. është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e pallatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55.