Rrëzohet pema, bllokohet aksi nacional Gjirokastër- Kakavijë! Radhë kilometrike të makinave

5 Gusht 2020, 08:49 | Përditesimi i fundit: 2020-08-05 08:49:56

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Gjirokastër. Si pasojë e rrëzimit të një peme ka bllokuar aksin nacional Gjirokastër- Kakavijë në afërsi të Lazaratit, duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike të automjeteve në dy kahet e rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për pastruar rrugën.

  •