Rrëzohet pema në aksin Tepelenë - Gjirokastër

31 Dhjetor 2018, 23:38

GJIROKASTËR- Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në zonën e Ujit të Ftohtë.

Shkak për bllokimin e rrugës është bërë rrëzimi i një peme, e cila ka zënë rrugën në një krah.

Në pikën ku aksi nacional është bllokuar forcat e policisë rrugore që po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve.  

Fatmirësisht nuk raportohen për dëme.