200 lekë më shumë kushton të udhëtosh nga Korça drejt Fierit dhe 50 lekë më shumë drejt Pogradecit. Rritja e çmimit të karburanteve ka detyruar linjat e transportit publik në këtë qytet të rrisin çmimet, pavarësisht kompensimit nga qeveria në masën 100 lekë për litër.
