Rritën çmimet e fruta-perimeve, vihen në hetim 2 tregtarët në Durrës

18 Mars 2020, 15:24

DURRËS- Dy tregtarë në qytetin e Durrësit janë proceduar penalisht pasi kanë rritur çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga kjo situatë "lufte" si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga kontrolli i bërë në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14, u konstatua se këta dy tregtarë tregtonin produkte me çmime jo normale për tregun.