Rritën çmimet e ilaçeve e ushqimeve, 3 administratorë në ndjekje penale, 9 të tjerë gjobiten

26 Mars 2020, 15:31

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me  gjobë 9 të tjerë, pasi rritën çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, për fshehje të ardhurave dhe punësim të paligjshëm. Shkelësit janë kapur pas denoncimeve nga qytetarët, se subjekte të caktuara abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike apo që nuk u lëshojnë kuponin tatimor.