Rriten me 169 mln € të ardhurat nga turistët për periudhën janar-mars, ekspertët: Paketat turistike, dyfish më të shtrenjta

13 Qershor 2022, 20:54

Pushimet dhe shpenzimet për turizëm kanë nisur që në janar. Banka e Shqipërisë thotë se vetëm në tremujorin e parë të huajit kanë harxhuar në vend 409 milionë euro me një rritje prej 169 milionë euro në raport me vjet. Ndërsa operatorët e tregut thonë se ka fluks të lartë rezervimesh, pavarësisht se çmimet e paketave turistike janë dyfish më të shtrenjta.