Rriten rastet e reja Covid/Europa dhe Ballkani rikthejnë disa prej masave kufizuese

30 Gusht 2020, 12:19

Ndërsa dita ditës po shtohen rastet e reja të identifikuar të prekur nga Covid-19 në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali, Europa po rikthen disa prej masave që tentojnë frenimin e pandemisë.

Pas rekordit të 7300 infeksioneve të reja në 24 orë, në Francë po flitet se vendi mund të futet sërish në izolim  dhe si shumica e vendeve të Unionit Europian, Parisi i është rikthyer detyrimit për mbajtjen e maskës kurse në Marsejë, baret dhe restorantet mbyllen nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Mynihu, në Landin gjerman të Bavarisë ka vendosur të ndalojë konsumimin e alkoolit në hapësirat publike pas orës 23 të mbrëmjes dhe shitjen e pijeve alkoolike pas orës 9 të mëngjesit, teksa ka 35 pozitivë për 100,000 banorë.