Rriten shifrat/ 15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

5 Gusht 2020, 20:59

Kosova ka regjistruar 15 pacientë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe 218 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Këto shifra dalin pas testimit 461 të mostrave nga IKSHPK-ja, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 284 .

156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,862. Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste. Që prej 13 marsit, kur u shfaqën rastet e para me koronavirus  deri më 5 gusht, në Kosovë janë regjistruar 9,492 raste me COVID-19.