Rriten të prekurit, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën e ashpër ndaj COVID-it

1 Gusht 2020, 11:28

Sistemi shëndetësor do të pajiset edhe me 300 mjekë, infermierë, teknikë pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID19.

Ekipet në terren janë dyfishuar në të gjitha qarqet për të testuar,gjurmuar e hetuar. Epidemiologët e terrenit thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.