Rritet çmimi i grurit, mund të shtrenjtohet edhe buka

31 Maj 2020, 17:46

TIRANË- Pavarësisht se mund të gjendet shumë shpejt vaksina për të zhdukur virusin COVID-19, zbrazja e xhepave të familjeve shqiptare parashikohet të zgjasë. Cmimi i produktit më të përdorur në vend, buka, mund të rritet. Shkak është bërë Rusia që ka vendosur të bllokojë me një muaj eksportet e saj duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e cmimit të grurit. Këtyre luahatjeve i tremben edhe prodhuesit në vend.