Rritet me 16% sasia e kartëmonedhave të falsifikuara në 2019!

19 Maj 2020, 16:51

TIRANË- Edhe pse tashmë në vend është pjesërisht efektive seria e re e kartëmonedhave me element të shtuar sigurie dhe është më rezistente, përsëri falsifikimi i parave mbetet në nivel të lartë.

Vetëm në vitin 2019 është rritur me 16% sasia e kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara, që janë zbuluar në qarkullim, në raport me vitin 2018. Për vitin e kaluar janë identifikuar në total 675 raste të kartëmonedhave të falsifikuara me vlerë monetare 13 milionë lekë të vjetra. Ndryshe nga vitet e kaluara prerja 2000 Lekë zë pjesën më të madhe të totalit të kartëmonedhave të falsifikuara, e pasuar nga prerjet 500 dhe 1000 Lekë. Ndërkohë sa i takon monedhave metalike, numri më i lartë i falsifikimeve është vrenjtur tek prerja 50 lekë.