Rritet numri i divorceve në Lezhë e Kukës, shkak dhuna, tradhtia bashkëshortore e gjendja e keqe ekonomike

11 Tetor 2019, 20:12

Rritet numri i divorceve në Lezhë. Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 200 raste. Ndër shkaqet kryesore që çojnë drejt divorcit mbetet dhuna në familje, tradhtia bashkëshortore dhe gjendja e rënduar ekonomike. Eksperti Besmir Frroku, pranë Gjykatës së Lezhës thotë se gratë përbëjnë numrin më lartë të padive të cilat kërkojnë zgjidhje martese.

"Nga praktika ime e punës, në 70%-80% të rasteve është gruaja ajo që i drejtohet gjykatës. Ndër shkaqet kryesore që hasim në përditshmërinë e punës janë dhuna në familje që shtohet vazhdimisht. Kemi vazhdimisht urdhëra mbrojtje që rriten. Kemi tradhëti bashkëshortore. Gjithashtu edhe kushtet ekonomike të këqija. " ka thënë Besmi Frroku.

Ndërkohë divorcet po kthehen në shqetësim edhe për familjet Kuksiane. Sipas  avokates Aurora Guska, numri i divorceve është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa shkak mbetet emigrimi i paligjshëm.

"Pranë gjykatës së rrethit Gjygjësor Kukës në krahasim me vitin e kaluar numri I divorceve është dyfishuar. Ku shkak tashmë nuk është gjendja ekonomike, besnikëria , por emigrimi i paligjëshëm.  Ku familjari, bashkëshorti, kryefamiljari ka emigruar për punësim dhe pasi ka kaluar tre mujorin dhe mospasja e letrave është bërë shkak që ai të mos kthehet më në gjirin e familjes. Një fenomen tjetër janë dhe rrjetet sociale." ka deklaruar Aurora Gucka.

Këtë vit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës janë bërë 81 divorce e 30 kërkesa të tjera janë në shqyrtim.Vetëm për muajin shtator janë përfunduar 15 çështje divorci.

    No videos found.