Rritet numri i fëmijëve që lypin në Lezhë...çfarë i detyron të dalin në rrugë

8 Nëntor 2020, 09:29

LEZHE - Braktisja e shkollës nga fëmijët po kthehet në një fenomen shqetësues në qytetin e Lezhës. Shifrat janë rënduar pas mbylljes së një qendre sociale që administrohej nga një bamirës italian i cili ka ndërruar jetë. Rreth 60 nga 200 fëmijë të këtij institucioni, nuk arsimohen më, ndërsa shumica e tyre që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian i janë drejtuar rrugës për të lypur. Përfaqësuesi i këtyre komuniteteve Rauf Selimi thotë se situata e vështire ekonomike i ka detyruar ato që të zgjedhin këtë rruge.