Rritet numri i fluturimeve në Aeroportin e Kukësit! Udhëtarët nga Kosova: Është më lirë se sa në Prishtinë

18 Qershor 2022, 21:31 | Përditesimi i fundit: 2022-06-18 21:33:59

Fluksi i udhëtareve në aeroportin e Kukësit është rritur gjatë sezonit të verës. Pjesa më e madhe janë emigrantë nga Kosova, të cilët shprehen të kënaqur me çmimet dhe procedurat në aeroportin e ri. Është rritur numri i fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, ku vihet re fluksi i udhëtareve, kryesisht emigrantë nga Kosova që shfrytëzojnë këtë trafik ajror për të kaluar pushimet në vendin e tyre.