Rritet numri i pacientëve në Pediatrinë e Beratit! Mjeku: Arrin në 150 gjatë fundjavës, ka shtim të rasteve të helmimit nga nxënësit

4 Qershor 2022, 17:31

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, dhe konsumimi i ushqimeve të pakontrolluara ka shtuar numrin e pacientëve në Pediatrinë e Beratit.

“Si çdo herë në stinës së verës rritet numri i pacientëve, sidomos nga ushqimet e pakontrolluara dhe nga virozë me temperatura të larta deri në 41 gradë që shoqërohet me të vjella, dhe raste të tjera në temperaturë rebele ndaj antipiretikëve. Në fundjavë ka shumë raste”, thotë mjeku pediatër.