Rritet pagesa për administratën zgjedhore, Kryetari i KZAZ do marrë 75 mijë, numëruesit 10 mijë

17 Dhjetor 2020, 20:13

Komisioni Qendror i zgjedhjeve parashikon më shumë para për komisionerët që do të angazhohen në zgjedhjet e 25 prillit. Kryekomisioneri Celibashi miratoi këtë të enjte vendimin për  të rritur shpërblimin financiar për administratën zgjedhore.