Rritja e çmimeve, studentët dorëzojnë peticion me 5 mijë firma në kryeministri: Duam bonus 10 mijë lekë ose ngrihemi në protestë

2 Qershor 2022, 20:24

Lëvizja për Universitetin dorëzoi në kryeministri një peticion me 5 mijë firma studentësh, të cilët kërkojnë bonus mujor 10 mijë lekë, si mbështetje për krizën e çmimeve. Ata i lanë vetëm 10 ditë afat qeverisë që t’u miratojë kërkesën, ose paralajmërojnë protesta masive.