Rritja e çmimeve të fruta-perimeve, eksperti Zusi: S'i faturohet fermerit, të ulet TVSH-ja

14 Prill 2020, 19:16

Harrojini portokallët dhe limonët. Disa nga perimet pësojnë rritje të çmenduara të çmimeve. Kur afro javë më parë kg i kastravecave ishte 50 lekë, së fundmi pëson rritje sa trefishi i një jave më parë. Ndërsa domatja nga 140 lekë 5 ditë më parë, ditën e sotme ka shkuar 180-200 lekë. I vetmi cmim që ka pësuar ulje është vasketa e luleshtrydhes, e cila shkon nga 80-100 lekë. Në një kohë kur qytetarëve u rekomandohet nga mjekët të konsumojnë sa më shumë perime të gjalla, cmimet e larta bëjnë që këto perime të jenë një mollë e ndaluar për ta. Në një inspektim bërë nga Report TV, në tregun në Kombinat, qytetarët thonë se kjo rëndon shumë në xhepin e tyre.