Rritja e çmimeve të karburantit rëndon buxhetet familjare, shoferët: Makinat i mbyllëm në garazh

30 Maj 2022, 19:43

Rritja e çmimeve të karburanteve u ka vështirësuar jetesën shqiptarëve. Drejtuesit e mjeteve thonë për Report Tv, se makinat i marrin shumë rrallë, ndërsa akuzojnë autoritetet për mungesë transparence.