Rritja e infektimeve, Rama: Nuk do të ketë më mbyllje dhe izolime

25 Gusht 2020, 14:22

Shqipëria nuk do të futet më në karantinë pavarësisht shifrave të të infektuarve. "Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por cdo ditë, ku cdo kush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik" tha Rama.