Rritja e rasteve COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: S'ka rikthim masash! Të pavaksinuarit të vaksinohen se po rrezikojnë

6 Korrik 2022, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2022-07-06 17:20:25

Ndonëse vendi ynë ka regjistruar një rritje të rasteve të reja me COVID-19, nuk është parë e arsyeshme nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të rikthyer masat. Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se e vetmja masë që duhet marrë tani është vaksinimi.