Rritja e rasteve me Covid/ Fluks ambulancash te spitali Infektiv, shtohet sigura në hyrje

8 Nëntor 2020, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2020-11-08 13:48:31

Shifrat e Covid në vendin tonë janë çdo ditë në rritje. Me rritjen e rasteve të Covid është rritur edhe fluksi në spitalin Infektiv.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta nga Infektivi ka raportuar se deri në këto momente ne spital janë rreth 10 ambulanca, disa prej  të cilave kanë sjellë pacientë e disa presin ti marrin. Ndërkaq është shtuar edhe siguria në hyrje të spitalit.