Rritja e rasteve me COVID në Gjykatën e Apelit Vlorë, mbyllet institucioni për 14 ditë

1 Dhjetor 2020, 11:47 | Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 11:47

Gjykata e Apelit të Vlorës është mbyllur pas rritjes së rasteve me koronavirus në këtë institucion.

ISHSH njofton se institucioni do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë 14 ditore.

Në apelin e Vlorës janë regjistruar 6 raste të infektuarish me COVID ndërsa 7 të tjerë janë në pritje të përgjigjes së tamponit.

Kjo është hera e dytë që mbyllet kjo gjykatë brenda pak muajsh ku kujtojmë se institucioni u mbyll dhe në gusht pasi u regjistrua një punonjës i infektuar.

b.ha./Shqiptarja.com