Neglizhenca ndaj masave anti-COVID/ Rama: Nga java tjetër do rrisim gjobat për baret e restorantet

8 Shkurt 2021, 11:15 | Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 16:47

TIRANË- Nisur nga neglizhenca për respektimin e masave anti-COVID, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rritet gjoba ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve. Kjo do të nis që nga java e ardhshme, tha Rama në konferencën për gazetarët. Ai ka komentuar edhe fotot e politikanëve grumbull në takimet për fushata elektorale. Sipas tij, kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme, dhe thekson se këtë e ka jo vetëm me politikanët e opozitës, por edhe me të partisë së tij.

b.ha./Shqiptarja.com