Rritje e rasteve me COVID në Vlorë, Shefi i Epidemiologjisë: Neglizhohen simptomat

24 Nëntor 2020, 21:07

Në 24 orë në qytetin e Vlorës janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus.  Për këtë situatë alarmante shefi i Epidemiologjisë, Agron Bashllari thotë se shkaku i parë i përhapjes është neglizhimi i simptomave.

“Në qytetin e Vlorës kemi rritje të numrit të rasteve me COVID.  Në muajin nëntor kemi një numër më të kartë rastesh të raportuara. Duhet të parandalojmë përhapjen në institucione dhe ku kemi grumbullim njerëzish. Kemi grupe monitorimi në shkolla. Situata raportohet çdo ditë. Këto grupe nuk monitorojnë vetëm grupet që shfaqin simptoma por edhe grupe që hyjnë në karantinë dhe duhet të respektojnë atë. Është e rëndësishme që një familje që ka një person të infektuar të respektohet karantina prej 14 ditësh. Edhe familjarët duhet të rrinë në shtëpi, Mjeku i familjes ndjek ecurinë. Gjithashtu bëhet gjurmimi edhe në vendet e punës. Në gjykimin tonë rritja e numrit të rasteve, ku bëhet fjalë në institucione ka ardhur se respektimi i mbajtjes së maskës dhe distancës nuk ka qenë korrekt. Njerëzit duhet të kuptojnë se mos mbajtja e maskës rrezikon.

Mjafton 30 minuta që të përhapet infeksioni. Ajo që ne kemi konstatuar se personat në ditët e para të simptomave duke qenë se i kanë të lehta i neglizhojnë dhe shkojnë në punë. Në momentin që personi e kupton se nuk ndihet mirë, jo detyrimisht duhet të jetë temperatura. Numri më i madh i rasteve është në qytet. Në fillimet e pandemisë se ka qenë një kujdes më i madh i njerëzve. Nuk merrnin pjesë në evenimente. Tani ka shumë njerëz që qarkullojnë pa maska, ose e mbajnë në pozicion jo të duhur”, tha shefi i Epidemiologjisë në Njësinë e Shërbimit të kujdesit Shëndetësor Vlorë, Agron Bashllari. 

Numër i lartë të infektuarish në Vlorë ndiqen edhe nga mjekët e e qendrës shëndetësore numër 3. Drejtoresha Rajmonda Zotaj tregon se pacientve që kanë nevojë për oksigjen nuk ju rekomandohet ta marrin atë në shtëpi, por të hospitalizohen.