Rrjeti i 'Big Market' zgjerohet me një pikë të re

6 Korrik 2020, 19:26

Koha është e çmuar për të gjithë ne, prandaj “Big Market” ju vjen pranë me një supermarket ku do ta keni të lehtë të gjeni menjëherë gjithçka ju duhet për familjen tuaj.

Rrjetit të madh “Big Market” i shtohet një supermarket i ri. 100 metra nga Kopshti Zoologjik në drejtim të Liqenit të Thatë, me një vendodhje fantastike, “Big Market” do të kthehet në ndalesën tuaj të preferuar.  Aty do të gjeni çdo produkt që i nevojitet familjes, që nga buka e furrës, fruta-perimet dhe e gjithë gama e produkteve të rrjetit lider në vend.