Rrjeti ironizon Nora Malajn: Le të vdesin qytetarët, vetëm Rama të ikë

13 Maj 2019, 15:25

Protesta e dhunshme e 11 majit vijon të komentohet gjerë në rrjet. Së fundmi një deklaratë e pa precedentë e ish-deputetes së LSI-së, Nora Malaj në protestë është bërë shkas për tu përdorur në videot ironizuese në rrjet. 

Kjo e fundit gjatë protestës ka dhënë një prononcim për media ku ndër të tjera thotë që “Le të vdesin qytetarët, vetëm Rama të ikë”.