Rruga ballkanike për emigrantët ende e hapur, pavarësisht se disa shtete kanë blinduar kufijtë

14 Shtator, 09:38

Një tren mallrash kalon nëpër Greqinë veriore. Nga sipër duket gjithçka normale, por në realitet është ndryshe – midis vagonave qëndrojnë fshehurazi emigrantë, shumica e të cilëve janë afganë.

Ata provojnë rrugën e Ballkanit, ku ende ka trafik, pavarësisht se teorikisht është mbyllur që nga viti 2016, pas marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë dhe vendimit të njëanshëm të disa vendeve për të blinduar kufirin e tyre.

Shumë prej emigrantëve të paligjshëm janë zbuluar dhe refuzuar.

Disa, pasi kanë pritur rreth një vit që autoritetet greke ti pajisin me dokumenta, kanë vendosur të kthehen nga kanë ardhur, në vendet e tyre të harruar që nuk japin shpresë.

Pasi treni kambërritur afër kufirit me Maqedoninë Veriore, disa emigrantë zbresin dhe provojnë të udhëtojnë në shtigje të vështirë nëpër pyje. Të tjerët përpiqen të qëndrojnë të fshehur në vagona.

Emigrantët afganë më së shumti tentojnë që përmes Maqedonisë dhe Serbisë, të shkojnë në Gjermani dhe Francë.

Turqia është ende duke ruajtur marrëveshjen me Bashkimin Evropian për të kthyer në shtëpi migrantët që duan të arrijnë në Greqi dhe Bullgari. Sidoqoftë, përpjekja ekonomike është më e madhe sesa ajo e buxhetuar. Ankaraja ka kërcënuar këtë muaj se do të rihapë rrugën nëse Evropa nuk dëshiron të rinegociojë marrëveshjen.

Kategori të tjera