Rruga e Adriatikut në Kurbin e degraduar, e mbushur me mbeturina! Banorët: Ndihemi të harruar nga shteti

1 Prill 2023, 16:32

Me një gjatësi prej 7 km rruga që lidh fshatin Adriatik të Kurbinit me autostradën Milot-Thumanë prej vitesh është degraduar tërësisht. Me gropa dhe e mbytur nga mbeturinat, banorët ankohen se ndihen të harruar nga shteti ndërsa kërkojnë zgjidhje të shpejtë pasi problemi kryesor për ta është mungesa e infrastrukturës rrugore