Rruga e amortizuar në Bilaj të Fushë-Krujës

6 Mars 2021, 21:30

#reportTV #lajmeshqip #lajme Rruga e fshatit Bilaj në Fushë-Krujë është e amortizuar. Banorët thonë se disa herë kanë marrë premtime por asnjëherë nuk është asfaltuar. Së fundmi është hedhur një shtrese cakull, por kur bie shi gropat hapen sërish. Kjo rrugë u shërben rreth 1000 banorëve të fshatit Bilaj të cilët përballen me probleme të shumta, pasi në zonë nuk është kryer asnjë investim.