Rruga e dëmtuar tek shkëmbi i Kavajës, autostrada mbushet me ujë

30 Shtator 2020, 14:54

Një segment rrugor prej 50 metrash, pjesë e superstradës Plepa-Kavajë është kthyer në një vend hot-spot për aksidente.

Sa herë bie shiu, krijohet një pellg i madh me ujë, çka bën që automjetet të rrëshqasin e përplasen.

Shkak për këtë situatë të përsëritur duket se është bërë bllokimi i pusetave.

Një ndërhyrje në sistemin kullues nga Autoriteti Rrugor Shqiptar mund të shmangte aksidentet.