Rruga e harruar në Patos, drejtuesit e mjeteve: Të keqen e rrugës së traktorit, po na çahen gomat

24 Maj 2020, 17:44

Prej disa vitesh vazhdojnë ankesat e drejtueseve të mjeteve për segmentin rrugor nga Kthesa e Patosit deri te kthesa për në Ballsh. Kjo rrugë është amortizuar duke qenë jo pak herë burim aksidentesh.

"Të keqen e rrugës së traktorit, po na çahen gomat , po na dëmtohen amortizatorët", shprehen drejtuesit e mjeteve.